Mo - Fr 08:00 - 16:30

info@pespaalumin.com

+(355) 69 82 04 444

info@pespaalumin.com

+(355) 69 82 04 444

Mo - Fr 08:00 - 16:30 E Hënë - E Premte 08:00 - 16:30
info@pespaalumin.com +(355) 69 82 04 444 🇦🇱 🇬🇧
Studio Arkitekturore Inxhinieri Prodhim

Struktura Alumini dhe Sisteme
Arkitektonike

Integrojmë projektimin arkitektonik dhe inxhinierinë me ciklin e plotë të prodhimit për të realizuar struktura, sisteme arkitektonike dhe produkte prej alumini, të projektuara sipas kërkesave specifike të çdo projekti.

Produkte dhe ekspertizë për projektet tuaja.

Njihuni me produktet dhe sistemet, merrni çmimet në kohë reale dhe bashkëpunoni drejtpërdrejt me ekipin tonë të arkitektëve dhe inxhinierëve për zgjidhje teknike.

Cikël i plotë prodhimi. Kontroll total i cilësisë.

Nga lënda e parë lingotë deri te produkti i gatshëm, çdo proces kryhet në fabrikat tona, duke siguruar standartet më të larta të cilësisë dhe kontroll të plotë në çdo fazë të prodhimit.

01

Inxhinieri

02

Ekstrudim

03

Përpunim mekanik CNC

04

Saldim

05

Asemblim i produkteve

06

Anodizim dhe lyerje me bojë

Kapacitete prodhuese për çdo sektor dhe industri.

Pespa Alumin u shërben sektorëve dhe industrive të ndryshme me të njëjtën qasje, projektim, zgjidhje inxhinierike, prodhim të kontrolluar në cdo fazë dhe zgjidhje specifike sipas kërkesave të cdo projekti. Çdo sektor dhe industri ka kërkesa të veçanta teknike dhe funksionale. Me kapacitete të plota në projektim dhe prodhim, dhe me një eksperiencë me shumë se 30 vjecare, Pespa Alumin realizon struktura alumini, profile, aksesorë , kite dhe produkte gjysmë të gateshme dhe të gateshme sipas specifikimeve të cdo projekti në përputhje me funksionin e produktit.

01

Ndërtim dhe Arkitekturë

Sisteme arkitekturore prej alumini për ndërtesa rezidenciale dhe komerciale, duke përfshirë fasada xhami, fasada të ventiluara, fasada me qeliza, sisteme hijezimi, dyer, dritare, porta, kangjella, parapete, si dhe struktura të tjera alumini dhe materiale të lidhura me to, të projektuara sipas kërkesave teknike dhe arkitekturore të çdo objekti.

02

Sektori i turizmit

Struktura alumini dhe ambiente akomoduese për zona bregdetare dhe malore, resorte turistike, hotele dhe komplekse agroturizmi. Zgjidhjet përfshijnë projektimin, prodhimin dhe ndërtimin e vilave moderne dhe me materiale për ruajtjen e ambientit, njësi akomodimi dhe shërbimi, beach bar-e, pergola bioklimatike dhe produkte të arredimit të jashtëm, të përshtatura sipas kërkesave të çdo projekti.

03

Sisteme Fotovoltaike

Projektim dhe prodhim i strukturave dhe sistemeve të montimit për panele fotovoltaike, standarde ose të realizuara sipas kërkesës. Gama e produkteve përfshin profile, kapëse, grepa, struktura mbajtëse, kite, trekëndësha dhe struktura të plota për aplikime të ndryshme fotovoltaike.

04

Aplikime Industriale

Produkte, struktura dhe komponentë alumini të personalizuar, të furnizuar si pjesë gjysmë të gatshme ose si produkte të përfunduara, të salduara dhe të asembluara sipas kërkesave të klientit. Eksperienca në zhvillimin e produkteve të personalizuara na ka mundësuar të krijojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh teknike për aplikime të ndryshme industriale, veçanërisht për struktura me kërkesa të larta statike. Këtu përfshihen sisteme skelerish, struktura mbajtëse skenike, sisteme të parafabrikuara për ndërtim dhe struktura të tjera alumini, të projektuara dhe prodhuara sipas kërkesave specifike teknike dhe strukturore.

Nga lënda e parë e aluminit te arkitektura Prodhuar në Shqipëri.

Prodhuar në Shqipëri. Për projekte ndërkombëtare.

Për një komponent të vetëm apo për një strukturë të plotë alumini, çdo projekt trajtohet me të njëjtën vëmendje ndaj projektimit, zgjidhjeve inxhinierike, prodhimit dhe cilësisë. Kështu, PESPA Alumin bashkëpunon me arkitektë, kontraktorë, rrjete distributore, prodhues dhe partnerë industrialë në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

31

VITE NË INDUSTRINË E ALUMINIT

Mbi tre dekada eksperiencë në sistemet e aluminit, projektim, prodhim dhe realizim projektesh.

2

FABRIKA, 3 KM NGA PORTI I DURRËSIT

Dy fabrika prodhuese ku kryhen proceset e ekstrudimit, përpunimit, trajtimit të sipërfaqes, saldimit dhe asemblimit të aluminit, të pozicionuara ne Zonen Industriale te Shkozetit, vetëm 3 km nga Porti i Durrësit, një pikë strategjike lidhëse me tregjet e Adriatikut dhe Europës.

360°

PRODHIM ME CIKËL TË MBYLLUR

80% e prodhimit eksportohet. Struktura alumini dhe produkte të kompletuara furnizohen për klientë në tre kontinente.

CE

PRODHIM I CERTIFIKUAR DHE I AKREDITUAR

Prodhim i certifikuar në çdo hallkë sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare. Certifikimet garantojnë kontrollin e cilësisë dhe të proceseve të prodhimit, ndërsa testimet e kryera në laboratorin tonë dhe në laboratorë të jashtëm të akredituar garantojnë përputhshmërinë e produkteve me kërkesat teknike të çdo projekti.

Keni një projekt apo një kërkesë specifike?

Ekipi ynë është gati t’ju mbështesë me zgjidhjen e duhur teknike për kërkesat e projektit tuaj.

KËRKONI NJË OFERTË →